ISIS detyron dy fëmijë të qëllojnë në kokë 2 të burgosur
Ky është momenti kur ISIS detyron dy fëmijë të qëllojnë në kokë dy të burgosur pasi i akuzuan se ishin spiunë.
Burrat ishin të detyruar të gjunjëzoheshin në një zonë me pemë në Irakun verior, ndërkohë që dy djem, që dukeshin përafërsisht të moshës 12, i drejtuan armët në kokë. Në fotot tmerruese duken dy të burgosurit, të cilët kanë veshur kostume portokalli e janë shtrirë në tokë. Fëmijët kishin veshur kostume ushtarake dhe kishin në kokë një kapelë jeshile, ndërkohë që mbanin në dorë një armë. Ata po qëndronin pas të burgosurve, para se t’i qëllonin në kokë. Në një video tjetër tregohet një nga anëtarët e ISIS duke shënjuar në ballë një të burgosur me bojë grafiti, para se ta qëllonte./tvklan.al