ISIS paralajmëron ministrin e mbrojtjes, ja ku do sulmojmë më armë kimike
Ministri i Mbrojtjes së Shtetit në Angli ka marrë një paralajmërim nga ISIS se janë duke planifikuar një sulm kimik për ta.
Ben Wallace tha se janë duke u ndërmarrë masa për një barbarizëm të tillë. ISIS ka aftësinë që të prodhojnë vetë gazin mustard, të përdorur tashmë si teknikë në Lindjen e Mesme. Trupat që luftojnë kundër grupeve të terrorit kanë mbetur me lëndime të tmerrshme e shenja të dhembshme në trup. Shumica e këtyre lëndëve kimike që përdoren për të mbushur bombat, janë ilegale. Ai paralajmëroi shtetasit anglezë të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë për ta identifikuar “armikun nga brenda”, duke qenë se qëndron frika se mund të jenë të implikuar në këtë kërcënim dhe agjentët e brendshëm të shtetit./tvklan.al