ISIS videomesazh kërcenues ndaj Francës


ISIS videomesazh kërcenues ndaj Francës

17:33 22/07/2016

Kur nuk janë shëruar ende plagët nga masakra në “Shëtitoren e Anglezëve” në Nice, Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video-mesazh ku kërcënon Francën.

Përmes videos propagandistike ISIS u bën thirrje militantëve xhihadistë të mos rrinë duarkryqë, por të vrasin të pabesët me çdo lloj mjeti.

Me një thikë në dorë, terroristi që kërcënon francezët në video thotë se këtë herë nuk goditën në “Stade de France”, por sulmuan në ditën e Festës Kombëtare dhe shprehet se kjo është kundërpërgjigjia për atë që qeveria Franca u bën myslimanëve në Siri dhe vendet e tjera.

Në mesazhin kërcënues shfaqen pamje nga sulmet e kaluara terroriste në Francë, masakra e Bataklanit, atentatit në Bataclan apo sulmi i fundit i Nice.

Tv Klan






Të ngjashme