ISKSH do kontrollojë të gjitha barnat që hyjnë në doganë për të shmangur abuzimet (27 Qershor 2002)


ISKSH do kontrollojë të gjitha barnat që hyjnë në doganë për të shmangur abuzimet (27 Qershor 2002)

17:05 17/09/2021

Duhet të identifikohen farmacitë e biznesit nga ato me rimbursim apo kontratë, në mënyrë që të shmanget abuzimi dhe mos të ketë sorollatje të pacientëve me librezë shëndetësore. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është takuar me të gjithë farmacistët e kryeqytetit sot, që kanë kontratë me këtë institucion.

Tashmë barnat që do të hyjnë në Shqipëri do të kontrollohen nga vetë ky institut në doganë. Sipas drejtorit Leka farmacistët s’janë shkaktarë, por viktima të morisë së ilaçeve të hedhura në treg. Gjithçka nis nga grosistët dhe depot ku ata furnizohen.

Gjergji Leka: Çdo bazë grosiste do të jetë e detyruar të lëshoj vetëm fjetë daljen që është miratuar nga ministri i Shëndetësisë. Institucionalizimi i një fletë dalje e cila do të jetë e detyrueshme për të gjitha bazat grosiste dhe e zbatueshme nga ju, do të zgjidhte të pakët problemin subjektiv për të cilat ju dini që shpesh herë pasojat tuaja gjatë kontrolleve tona janë defektet që ju gjenden në rregullsinë e faturave.

Raste konkrete janë 62 mijë tableta të një bari të cilat janë ç’doganuar dhe në fakt në treg janëshitur 1.060.000 që s’kanë kaluar në doganë. Ndërsa vet farmacistët problemin e tyre e kanë te kontrata me institucionin, të cilën s’duan ta quajnë kontratë varësie, por bashkëpunimi.

Në një nga pikat e saj thuhet se çdo farmaci duhet të ketë 70% të artikujve, ndërkohë që për farmaci lagjesh, ky numër duhet ulur pasi dihet frekuentimi i tyre./tvklan.al






Të ngjashme