Islandezët kërkojnë të “pushtojnë” Botërorin
Islanda edhe pse një vend i vogël, mbështet shumë përfaqësuesen e futbollit. Në finalet e Euro 2016 ishin të shumtë në stadiume dhe sheshe. Kështu pritet të jenë edhe në Botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi.
66 mijë kërkesa për bileta nga një shtet me 338 mijë banorë, që është 20% e popullsisë. Islanda është debutuese në fazën finale të një Botërori ku tifozët e saj duket do të japin sërish spektakël.
Tifozët dhe lojtarët janë një të vetëm dhe kjo vërehet edhe në festimin e zakonshëm në fund të ndeshjes, i kthyer në traditë. Islanda është pjesë një grupi të vështirë, pasi do të përballet me Argjentinën, Kroacinë dhe Nigerinë.
Tv Klan