Ismail Kadare në Tiranë – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ismail Kadare vjen në Shqipëri për të marrë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”. Më shumë se kaq kjo është një ardhje e zakonshme tashmë, ku shkrimtari ynë i madh e ka thyer këtë në një rit çdo fillim vjeshte dhe pranvere. Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena, kanë mbrritur sot pasdite në Aeroportin e Rinasit.
Ardhja e Kadaresë përkon me hapjen e sezonit të ri në Teatrin Kombëtar dhe pikërisht me pjesën “Ëndërr e një nate dimri”, varjacion mbi novelën e tij “Kush e solli Doruntinën”. Pritet që vetë shkrimtari ynë i madh të marri pjesë në premierën e kësaj shqaqeje.
Ndërkaq në Stokolm të Suedisë fillon procedura për shpalljen e fituesit të çmimit Nobel në letërsi për këtë vit, ku Kadare prej dy dekadash është një nga pretendentët kryesor për fitimin e këtij çmimi. Ajo që dihet me siguri për ardhjen e tij është fakti se Kadare do të marrë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”. Ky është tituli i dytë i këtij lloji për shkrimtarin tonë me famë botërore./tvklan.al