Ismail Kadare, “Qytetar Nderi i Tiranës” – (1 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ismail Kadare “Qytetar Nderi i Tiranës”. Gjeniu i letërsisë shqiptare Ismail Kadare i mbrritur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë, sot në një ceremoni festive është nderuar me titullin e lartë që Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka akorduar. Pas një takimi të shpejtë me miq dhe simpatizant të tij ka nisur dhe ceremonia zyrtare.
Albert Brojka në emër të bashkisë së Tiranës gjatë dhënies së titullit të lartë Kadaresë tha se, nuk bëjmë tjetër përveçse i evidentojmë Tiranës dhe banorëve të saj, vlerën e studios ku punoi dhe krijoi Kadare. Vetë Ismail Kadare në fjalën e tij përshëndetëse për titullin e ri që sapo mori nga Bashkia e Tiranës “Qytetar Nderi” tha se historikisht Shqipëria është treguar e ashpër me artistët dhe krijuesit e saj.
Më pas përshëndetën poetët Xhevahir Spahiu dhe Xekeria Cana, të cilët e quajtën Kadarenë simbolin e letërsisë shqiptare. Pas ceremonisë zyrtare Kadare takohet dhe përshëndetet me të pranishmit ku ra në sy mungesa totale e qeveritarëve dhe politikanëve tanë. Vetëm Genc Pollo ish-nënkryetari i PD nuk mungoj në ceremoni. Në fund të ceremonisë zyrtare ku Kadare pas shumë çmimesh botërore dha këtë intervistë për Tv Klan.
Shkrimtari Ismail Kadare:- “Çmimin nderimin që vjen nga vendi është veç të tjerave dmth. zë një vend që nuk e ka kurrë as shijen as bukurinë, as rëndësinë as peshën që kanë çmime që mund të jenë më të mëdha. Por gjithmonë qyteti jotë, kryeqyteti jotë që të bënë të lumtur veçanërisht. Këto nuk janë fraza thjesht patriotike, por unë mendoj që çdo shkrimtar më kupton drejt. Kudo që nderohesh ti gëzohesh nga nderimi por në qoftë se nuk nderohesh në vendin tënd ato nderimet e tjera gjithmonë kanë diçka që i mungon”./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj