Israeli zgjedh kryeministrin e ri (7 Shkurt 2001)
Izraeli është zgjuar sot me një udhëheqës të ri. Sharon ka mundur në zgjedhjet e djeshme Barakun duke marrë 62,5% të votave ndaj 37,4% për Barakun. Izraelitët dhe palestinezët parashikojnë tashmë një panoramë të ndryshme politike. Triumfi i Sharonit ka alarmuar të majtët izraelitë dhe ka zhytur në pasiguri procesin e paqes me palestinezët.
Në fjalimin e tij të fitores, ish Gjenerali Sharon figurë e urryer në botën arabe, i bëri thirrje palestinezëve ti japin fund indifatës së tyre 4-mujore dhe të bisedojnë në paqe reale. Ndërsa Baraku dha dorëheqjen nga posti i Partisë Laboriste duke thënë se votimet ishin zgjedhje e popullit mes rrugës së paqes dhe të luftës./tvklan.al