ISSH për pensionet e ushtarakut – (27 Janar 2000)


ISSH për pensionet e ushtarakut – (27 Janar 2000)

09:59 27/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dhjetori ’99 sjellë miratimin e vendimit këshillit të ministrave për përfitim të pensionit suplementar të ushtarakut, përfshi këtu masën e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqerore me një udhëzim të përbashkët midis katër dikastereve, të mbrojtjes, rendit, SHISH dhe ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, përcakton mënyrën e informacionit për ushtarakët. Rreth 10 mijë është numri i ushtarkëve që do të përfitojnë pension të parakohshëm, suplementarë pleqërie, invaliditeti dhe familjarë. Albana Shtylla drejtore e sigurimit suplementarë, sqaron procedurat e aplikimit të kësaj skeme.

Albana Shtylla:- Duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku kanë vendbanimin e tyre apo ku kanë pasur vendin e fundit të punës. Aty do të pajisen me dy fletë kërkese për përfitimin e suplementarit ushtarakë”.

Duke paraqitur dokumentacionin e duhur, kësaj shtrese arrinë tu caktohet përfitimi që ata kërkojnë në kushtet që janë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme