Itali, dy shqiptarët aksidentojnë tre vajza – (6 Shkurt 2000)


Itali, dy shqiptarët aksidentojnë tre vajza – (6 Shkurt 2000)

14:20 06/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dy djem shqiptar që nga dita e djeshme ndodhen të izoluar në dyert e drejtësisë italiane. Fakti një aksident i rëndë automobilistikë, solli vdekjen e tre vajzave italiane. Ndoshta bënin gara, ndoshta donin të parakalonin. Hetimet e çështjes vazhdojnë. Deri tani dihet që vajzat sapo kishin dalë nga diskoteka dhe kilometrazhi i makinës së tyre ka mbetur në 130 km/orë. Por vdekja e rëndë e tyre ka shqetësuar mbarë publikun Italian, me reagimet pro dhe kundër shqiptarëve. Ngjarja dënohet por dënohet dhe fakti që ata që kanë shkaktuar aksidentin janë shqiptarë.

Fakte të tjera kanë dalë sot mesa duket njëri nga shqiptarët ndiqte një shokun e vetë. Në momentin e kalimit të urës ai është përpjekur ti pres rrugën shokut, por në të vërtëtë ka mundur të përplas tre veturat, ku në njërën ndodheshin tre vajzat e reja.

Djaloshit shqiptar i ishte kërkuar nga qeveria italiane të linte Italinë dhe të kthehej në Shqipëri për arsye dokumentash. Emrat e dy djemëve shqiptar deri tani nuk janë bërë të njohur, por mesa duket shqiptarët janë kokfortë siç është ndonjëherë edhe fati me ta./tvklan.al






Të ngjashme