Itali, kapen dhe riatdhesohen 100 prostitutat shqiptare – (7 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Profesioni i tyre, ai i prostitutës, ka qenë edhe shkaku kryesor i riatdhesimit të tyre në Shqipëri. Të shoqëruar nga policia durrsake, nga porti ato janë shoqëruar për në komisariat, ku dhe kanë ndenjur gjatë gjithë natës. Bashkë me 100 vajza të kthyera ishin dhe rreth 30 burra dhe 30 moldave, të cilat u rikthyen mbrapsht nga policia durrsake me tragetin që erdhën.
100 vajza që prostituonin me dëshirën e tyre ose jo, mosha e të cilave shkonte nga 25-35 vjeç janë kapur nga policia italiane në qytete të ndryshme. Mbrëmë në polici është bërë dhe identifikimi i tyre dhe sot, po të shoqëruara nga policia janë përcjellë për në qytetet e tyre, për të evituar ndonjë kontakt me ish-tutorët. Aksioni i dy ditëve të fundit konsiderohet si më i madhi nga policia italiane, për kapjen dhe riatdhesimin e prostitutave shqiptare./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj