Itali kapen gomonet me klandestinë – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
15 gomone dhe 3 skafe janë kthyer dje mbrapsht nga motovedetat italiane të Guardia di Finanza me në bord policinë kufitare shqiptare. Trafiku i qenieve njerëzore ka rinisur qëkurse moti i mirë ka qetësuar kapriçot e Adriatikut, i vetmi armik i vërtetë i skafistëve.
Ekuipazhi i Guardi di Finanza në bashkëpunim me policinë kufitare shqiptare nisin tashmë patrullimet nga gjiri i Sazanit dhe jo më nga Durrësi. Ky trafik ka si lëndë të parë në këtë moment të ardhurit nga Kosova që kërkojnë me çdo kusht lidhjen me pjesët e tjera të familjes përtej detit.
Ndërkohë që janë kthyer në breg 18 gomone nga motovedetat e Guardia di Finanza janë inviduar plot 32, disa prej të cilëve kanë mbrritur në destinacion. 900 ka qenë numri i shqiptarëve që kanë prekur brigjet italiane pikërisht në Salento. Mes kosovarëve të shumtë policia italiane ka kapur edhe shqiptarë./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili