Itali, kapen klandestinët kurdë e kosovarë (26 Dhjetor 1998)


Itali, kapen klandestinët kurdë e kosovarë (26 Dhjetor 1998)

13:06 26/12/1998

As Krishtlindjet dhe as festa e Vitit të Ri nuk e ka ndalur dot trafikun e klandestinëve. Skafistët kësaj rradhe kanë nisur të kenë si objektiv zonën Kargano, në jug të Pulias për t’i shpëtuar kontrollove. Kanë qënë dy grupe klandestinësh. Njëqind ditën e djeshme dhe dyqind ditën e sotme. Shumica e tyre kurdë e kosovarë dhe një numër shumë i pakët shqiptarësh.

Policia i ka ndaluar dhe i ka sistemuar nëpër kapanone ndërsa shoqatat bamirëse për fëmijët kanë shpërndarë lodra dhe pako për festa. Vihet re nga evidencat e policisë italiane se është ngritur numri i refugjatëve nga Kosova të cilët janë detyruar nga ofensiva serbe të marrin rrugët e Europës. Janë këta njerëz që urimet e Krishtlindjeve i kanë shkëmbyer në mes të detit për të kërkuar të mirën në brigjet italiane./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme