Itali, luhen gjysmëfinalet e Kupës
Nëse në kampionat dëbora nuk ua lejoi përballjen Juventus dhe Atalanta nuk mund të shmangin sfidën për gjysmëfinalet e kupës së Italisë. Në Allianz Stadium të Torinos gjithçka është gati për ndeshjen e orës 17.30 për të përcaktuar finalisten e parë të kupës. Pas fitores 1-0 të Juves në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin Atleti d’Italia të Bergamos, skuadra e Allegrit do të kërkojë sërish rezultat në shtëpinë e vet për të patur të garantuar kalimin në aktin final të këtij kompeticioni.
Nuk do të jetë e lehtë pasi skuadra e Etrit Berishës është përgatitur që energjitë të mos shkojnë dëm pasi në kampionat gara për një vend në Europë duket e vështirë.
Lazio – Milan është ndeshja që pritet më me interes në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Rezultati i bardhë 0-0 në përballjen e parë e krijon më shumë ankth tek dy skuadrat si dhe tifozët përkatës që në olimpico presin një përballje titanësh.
Të dyja kanë qenë protagoniste të finaleve në tre vitet e fundit dhe të dyja kundër Juves. Lacios i mungon një sukses në këtë garë që prëj 2013 ndërsa Milanit që prej 2003. Është e vështirë, thuajse e pamundur të bësh një parashikim për këtë ndeshje që duket se do të jetë si një finale e parakohëshme. Lazio e ka kaluar momentin e vështirë ndërsa skuadra e Gattuzo po fluturon.
Këtë e tregoi në suksesin e fundit në Olimpico ku mundi Romën 2-0. Kalinic do të udhëheqë repartin e sulmit. Është i etur për gol pasi nuk shënon një të tillë që prej fillimit të dhjetorit të shkuar, por në ndeshjet e fundit ka dhënë sinjale se është shumë pranë. Nga ana tjetër skuadra vendase duket e detyruar të fitojë për të arritur finalen për vitin e dytë radhazi dhe për të tretën herë në 4 vite. Duke shprehur besimin ndaj tifozëve, trajneri Inzaghi ka kërkuar mbështetjen e tyre për të arritur suksesin.
Tv Klan