Itali, Masimo Dalema kryeministër (17 tetor 1998)


Itali, Masimo Dalema kryeministër (17 tetor 1998)

16:39 17/10/1998

Masimo Dalema i sapo emëruar në postin e kryeministrit, sot është takuar me grupet parlamentare italiane për tu këshilluar rreth formulës së re qeverisëse. Ai ka deklaruar se duhen marrë më shumë seriozisht marrëdhëniet që ekzistojnë mes grupeve parlamentare pasi kjo është rruga e vetme për të formuar një qeveri të qëndrueshme. Ndërkohë Berluskoni ka nisur polemikat ndaj italianëve se votat e tyre asnjëherë sjanë marrë parasysh. Dalema që do të zëvëndësojë Prodin si kryeminstër, është i pari italian që vjen nga një parti ish komuniste.

Pamje kryeministri Italian Masimo Dalema, Silvio Berluskoni./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme