Itali, protesta të dhunshme të emigrantëve
Përleshje të dhunshme janë regjistruar në Rosarno të Italisë mes emigrantëve dhe forcave të policisë. Emigrantët, shumica nga vendet e Afrikës, i hodhën gurë policisë, u vunë zjarrin automjeteve dhe thyen vitrinat e dyqaneve.
Protesta erdhi një ditë pasi dy emigrantë u qëlluan më armë zjarri nga disa të rinj italianë. Ngjarja ndezi gjakrat e bashkëatdhetarëve të tyre, të cilët mbrëmjen e së enjtes dolën në shesh. 20 persona u lënduan dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan nga dhuna.
Në protestën e sotme, emigrantët kanë akuzuar autoritetet italiane për racizëm dhe kërkuan respektimin e të drejtave të tyre. Rreth 1.500 imigrantë punojnë në fermat lokale në rajon, duke jetuar në kushte të mjerueshme.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se imigrantët po eksploatohen nga grupet e organizuara kriminale.
Tv Klan