Itali/ Vdekja e 27-vjeçarit nga Miloti, dy policë italianë nën hetim


Itali/ Vdekja e 27-vjeçarit nga Miloti, dy policë italianë nën hetim

18:57 29/08/2016

Dy efektivë të policisë italiane po hetohen për vrasje, ndaj shqiptarit Besnik Tafaj. Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria në Milano. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për dy efektivë të Brescia, pasi ka dyshime se 27-vjeçari shqiptar mund të jetë vrarë.

I riu shqiptar ishte një i kërkuar nga policia, pasi akuzohej për një sërë vjedhjesh në qytetin e Brescia-s dhe zonat përreth.

Nga hetimet e prokurorisë italiane rezultoi se Tafaj ishte pjesë e një bande të mirë-strukturuar grabitësish, e specializuar në vjedhjet e makinave të luksit, e cila e kishte shtrirë aktivitetin e saj në nivel ndërkombëtar.

Për 27-vjeçarin shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, ishte dhënë një dënim prej 8 vitesh burg, për veprat kriminale të kryera. Fillimisht u raportua se, Besnik Tafaj u vetëvra aksidentalisht gjatë një ndjekjeje nga policia.

Ai ishte pikasur nga agjentët italianë, pasi ishte në drejtim të një automjeti tip “Audi A8”, i vjedhur. Gjatë ndjekjes nga karabinierët, shqiptari qëlloi 4 herë drejt tyre.

Nga hetimet e para dyshohej se teksa po largohej me armë në dorë, Besnik Tafaj pengohet aksidentalisht dhe shkrep armën, duke u vetëqëlluar në fytyrë. Megjithatë pisa e vetëvrasjes duket se është rrëzuar.

(23 Gusht) Itali/Detaje të reja për shqiptarin e vrarë, Besnik Tafaj ishte i dënuar me 8 vjet burg

Pak ditë nga vdekja e 27-vjeçarit shqiptar Besnik Tafaj, gjatë një ndjekjeje nga karabinierët italianë, detaje të reja dalin rreth aktivitetit të tij, në vendin fqinj.

Mediat në Itali shkruajnë se shqiptari ishte një i kërkuar nga policia, pasi akuzohej për një sërë vjedhjesh në qytetin e Brescia-s dhe zonat përreth. Nga hetimet e prokurorisë italiane rezultoi se Tafaj ishte pjesë e një bande të mirëstrukturuar grabitësish, e specializuar në vjedhjet e makinave të luksit, e cila e kishte shtrirë aktivitetin e saj në nivel ndërkombëtar.

Për 27-vjeçarin shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, ishte dhënë një dënim prej 8 vitesh burg, për veprat kriminale të kryera.

Siç raportojnë autoritetet italiane, Besnik Tafaj u vetëvra aksidentalisht gjatë një ndjekjeje nga policia. Ai ishte pikasur nga agjentët italianë, pasi ishte në drejtim të një automjeti tip Audi A8, e vjedhur.

Gjatë ndjekjes nga karabinierët, shqiptari qëlloi 4 herë drejt tyre. Më pas, teksa po largohej me armë në dorë, pengohet aksidentalisht dhe shkrep armën, duke u vetëqëlluar në fytyrë. Hetimet rreth aktivitetit të grupit kriminal që bënte pjesë Tafaj, vijojnë nga prokuroria italiane.

(20 Gusht) Identifikohet shqiptari që mbeti i vdekur në Itali, Besnik Tafaj pjesë e një bande që vidhte makina

Shqiptari që mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë italiane është identifkuar. Duke iu referuar policisë së Milanos, mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se viktima është Besnik Tafaj 27 vjeç nga Miloti.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në Peschiera Borromeo ku 27 vjeçari që po ndiqej nga policia për vjedhje pasi qëlloi katër herë ndaj tyre u pengua dhe padashje qëlloi veten nën mjekër duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kjo është dinamika e rindërtuar e ngjarjes nga policia italiane që e kishte ndjekur Besnik Tafajn si një nga pjestarët e një bande ndërkombëtare të vjedhësve të automjeteve luksoze.

Shqiptari ishte ndjekur në distancë nga policia rrugore teksa drejtonte një makinë tip “Audi A8” të vjedhur nga ana e tij disa ditë më parë në Cremona.

Kur ka mbërritur në Peschiera ai ka parkuar makinën ngjitur me një “Audi A6” edhe kjo e vjedhur, në këto momente 6 policët kanë dalë në rrugë dhe kanë filluar ta ndjekin në këmbë.

Si të mos mjaftonte kjo sipas mediave italiane shqiptari gjatë largimit ka tentuar të vjedhë një furgon me dy persona, por ka dështuar pasi policët i ishin afruar shumë .

Sipas policisë italiane ai ka vijuar të largohet dhe këtu duket se ka qenë dhe momenti fatal kur nga pakujdesia gjatë largimit ka qëlluar veten.

Megjithë versionin paraprak të ngjarjes, do të jenë hetimet më të detajuara nga policia shkencore dhe ekspertiza balistike e armës tip berreta të cilën 27 vjeçari e kishte vjedhur që do të përcaktojnë dinamikën përfundimtare.

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/MU-UJom-d6M






Të ngjashme