10:41 09/03/2014Dëgjuam të bërtitura gjatë natës. Të bërtitura normale për një familje. Sot rreth orës 6 gruaja i ra derës sonë. Ishte e lyer në gjak. Dhashë alarmin. Thirra ambulancën dhe karabinerët.Është rrëfimi i fqinjit të 37 –vjeçares shqiptare Elira Dobrushi, i pari që e ka takuar rreth orës 6.25 të mëngjesit, pasi ajo kishte masakruar 3 vazjat e saj; Simonën 13 vjeç, Keisin 10 vjeç dhe Sidnein, 3 vjeç.Tragjedia ka ndodhur në apartamentin ku ajo jetonte me 3 vajzat, në katin e dyte të këtij pallati në periferi të qytezës së Lekos, në veri të Italisë.Disa orë më pas, gruaja u ka rrëfyer karabinerëve se e kishte kryer ajo krimin makabër.“I vrava unë. Isha e dëshpëruar e nuk doja që edhe ato të bënin një jetë të tillë.” –është ky rrëfimi i saj nga spitali ku ishte dërguar për t’u mjekuar nga plagët që kishte në fyt dhe në duar.Hetuesit thonë se ajo ka tentuar të vetëvritet. Por plagët në qafë duket se i janë shkaktuar nga përleshja me të bijën 13 –vjeçare, e cila më kot është orvatur t’i shpëtojë marrëzisë së nënës. Karabinierët i kanë gjetur trupat e pajetë të tre vogëlusheve në krevatin bashkëshortor në dhomën e gjumit. Por hetuesit thonë se ato janë vrarë në dhoma të ndryshme.E para që ka mesuar tragjedinë nga të afëmit e familjes Dobrushi ka qenë tezja e tre vogëlusheve që jetonte jo larg tyre. Për të është ende e pabesueshme.Babai i tre vajzave, Bashkim Dobrushi ishte divorcuar prej muajit shtator dhe ishte nisur një ditë më parë për në Shqipëri, siç tregojnë disa të afërm të tyre.Arma e përdorur në këtë masakër është një thikë kuzhine, të cilën karabinerët e gjetën në shtëpi. 37 –vjeçarja, e cila tashmë është në gjendje arresti do të përgjigjet para drejtësisë për vrasje të trefishtë. Ministri i Brendshëm Anxhelino Alfano tha se autori i kësaj masakre do ta kalojë të gjithë jetën në burg.