Itali/ Zbulohet plantacioni i kanabisit të shqiptarëve


Itali/ Zbulohet plantacioni i kanabisit të shqiptarëve

09:00 20/08/2018

“Një ishull marijuane pranë lumit Po në Itali”.

Kështu e kanë cilësuar mediat italiane zbulimin e një plantacioni me marijuanë në një pyll në provioncën e San Sebastianos në veri të vendit.

Në pranga u vunë dy shqiptarë të cilët u gjendën pranë këtij plantacioni ku bimët narkotike ishin deri në dy metra të larta.

Sipas policisë italiane u konfiskuan 391 rrënjë marijuane dhe një sasi e thatë gati për shitje. Në pranga u vunë Artur Kurti dhe Masimo Vlashi, të dy 28 vjeç nga Shqipëria dhe të pastrehë.

Besohet se këta të dy kanë qenë vetëm punëtorë të plantacionit, por nuk përjashtohet që ata të jenë pjesë e një grupi më të fuqishëm kriminal.

Sipas mediave italiane plantacioni ishte vendosur në një zonë mjaft të pyllëzuar, por u zbulua nga rojet e zonës të cilët po patrullonin nga ajri.

Hetuesit thonë se janë duke marrë në pyetje shqiptarët për të zbuluar të tjerë anëtarë të grupit kriminal.

Tv Klan






Të ngjashme