Itali zgjedhjet lokale – (16 Prill 2000)


Itali zgjedhjet lokale – (16 Prill 2000)

14:16 16/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sot mbi 43 milion italian votojnë për zgjedhjet lokale. Ne 53138 qendrat e votimit ka nisur që në orën 7 të mëngjeit të sotëm procedura e votimit. 66 përfaqësuesit e Berluskonit dhe të D’Alemës konkurojnë sot në 15 zona elektorale 6 provinca dhe 555 komuna. Nga këto 11 zona deri tani janë në qeverisjen e qendrës së majtë ndërsa 5 janë të qendrës së djathtë.

Fushata elektorale italiane është karakterizuar nga një klimë e ashpër mes dy protagonistëve të së majtës dhe së djathtës D’Alemës dhe Berluskonit. Në orën 22 mbyllen kutitë e votimit dhe fillon numërimi i votave për zonat, komunat dhe provincat.

Kanë votuar tashmë protagonistët e politikës italiane. Kryeministri Massimo D’Alema, kryetari i Aleancës Nacionale Fini dhe Berluskoni i cili nuk harron të shkoj si personazh spektakli edhe për të votuar./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme