Itali/17-vjeçari nga Durrësi gjen vdekjen në aksident
Ky është Armando Bali 17 vjeç nga Durrësi, i cili gjeti vdekjen pas një aksidenti rrugor në Itali.
Viktimë mbeti edhe shoku i tij, Giuzeppe de Chirico. Ngjarja ka ndodhur në Terlizzi Giovianozzo, nga përplasja e një mjeti “Peugoet” me një motor, pasditën e së shtunës, ndërsa 17-vjeçari ka ndërruar jetë sot në spitalin e Bonomos, për shkak të dëmtimeve të shumta. Armando Bali bashkë me shokun e tij, Giuzeppe de Chirico, po bënin një xhiro me një motorçikletë. Ata ishin mbledhur me një grup prej 20 shokësh për fundjavë dhe kishin dalë për shëtitje rrotull shtëpisë. Sapo kanë dalë në rrugën kryesore, ata janë goditur nga një mjet tip Peugeot 205. Policia lokale po heton për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Tv Klan