Italia dhuron 210 miliard lireta për Shqipërinë (04 Gusht 1998)
Sekretari Italian për Politikën e Jashtme Fasino, do të japë 210 miliard lireta për Shqipërinë. Marrëveshja është nënshkruar nga Fasino dhe sekretari për Integrimin Euro Atlantik Ilir Meta. Ndihma Italiane përfshin administratën, infrastrukturën dhe biznesin privat. Fasino ka deklaruar hapjen e konsullatës Italiane në Vlorë dhe ndihmat për refugjatët kosovarë.
Për Kosovën nuk ka zgjidhje ushtarake tha ai, pasi zgjidhja duhet të jetë politike bazuar në respektimin e dinjitetit të shqiptarëve të Kosovës në kuadrin e federatës jugosllave. Fasino u prit në takim dhe nga zëvëndës kryeministri Kastriot Islami dhe Presidenti Rexhep Mejdani, ku konfirmuam marrëdhënien e ngushtë mes Italisë dhe Shqipërisë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame