Italia e Spanja duan botërorin


Italia e Spanja duan botërorin

21:18 05/10/2021

Mancini: Pa sulmues në fushë, Enrique: Luajmë pa presion ndaj axurrëve

Në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Spanjës, trajneri i kampionëve në fuqi të Europës, Roberto Mançini ka evidentuar faktin se në ekip nuk ka shumë emra për repartin e avancuar, gjithsesi nuk kërkon justifikime. Për italianin, ekipi i tij do të humbasë në një moment, megjithatë beson se kjo nuk do të jetë ndaj iberikëve.


Kemi disa probleme, pasi na mungojnë element në forcën sulmuese. Nuk e di nëse Kieza di ta bëj qendërsulmuesin. Ne kërkojmë që gjithmonë të fitojmë dhe kjo varet nga ne. Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm. Kërkojmë që të ruajmë formën e fitoreve deri në dhjetor të vitit 2022”, është shprehur Roberto Mancini, trajner i Italisë.

Më i sigurtë për objektivin, kualifikim në finale u shfaq tekniku i spanjollëve Luis Enrike. Në fjalët e tij tha se lojtarët duhet të mos kenë frikë pasi kanë shumë pak për të humbur kundër Italisë.

“Nuk i kam ndjekur sfidat e fundit të Italisë. Ne jemi ndër katër skuadrat më të mira në dy turnet e fundit evropianë. Është një stimul dhe duhet të jesh shumë ambicioz dhe të argëtohesh. Nuk më pëlqen frika, duhet të luajmë dhe të marrim maksimumin ndaj Italisë”, është shprehur Luis Enrique, trajner i Spanjës.


Fituesi i Ligës së Kombeve do sigurojë një biletë për në fazën e grupeve të Botërorit të Katarit 2022.

Klan News






Të ngjashme