Italia humbet me Francën, Spanja triumfon në Belgjikë


Italia humbet me Francën, Spanja triumfon në Belgjikë

14:33 02/09/2016

Giampiero Ventura e nisi me humbje punën e tij tek Italia. Një nga rivalët e Shqipërisë në kualifikueset e Botëroti 2018 u mund me rezultatin 3 – 1 nga Franca në sfidën e luajtur në Bari.

Martial, Giroud e Kurzawa ishin shënuesit për miqtë, ndërsa Pelle zgjoi përkohësisht shpresat e tiozëve për një sukses.

Gabimet në mbrojtje i kushtuan shumë Italisë. Spanja, një tjerër skuadër që do të luajë me Kombëtaren e Gianni De Biasi, fitoi lehtësisht 2 – 0 përballjen me Belgjikën në Bruksel. Kjo ishte ndeshja debutuese për trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Sulmuesi i Manchester City, David Silva shënoi nga një gol për secilën pjesën. Shqipëria do të presë Spanjën më 9 tetor në Shkodër, ndërsa më 24 mars do të luajë në fushën e Italisë. /TV KLAN






Të ngjashme