Italia hyn në karantinë për festa
Masa shtrënguese edhe në Austri, Holandë e Gjermani
Qeveria italiane urdhëroi futjen e vendit në një karantinë të pjesshme kombëtare nga 24 dhjetori deri ne 6 janar. Shkak u bë rritja e numrit të vdekjeve, por edhe infektimeve, por sipas kryeministrit Guiseppe Konte lëvizjet për festat e fundvitit mund të ndihmonin në përhapjen e virusit.
Dekreti i ri vendos kufizime të rrepta në lëvizjet gjatë festave dhe fundjavave. Vizitat te miqtë do të lejohen në ditë të caktuara, por jo më shumë se 2 persona. Nuk do të lejohen dreka Krishtlindjesh në restorante, por do të jetë i hapur shërbimi katering.
Për të zbutur goditjen që ka marrë sektori i bareve dhe restoranteve qeveria ka vënë në dispozicion 645 milionë euro ndihma. Dekreti lejon daljet nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe gjëra të domosdoshme si blerja e ushqimeve ose shkuarja në farmaci. Në 4 ditë jave dyqanet e tjera do të jenë të hapura për biznes deri në orën 21:00 ndërsa do të mbetet në fuqi shtetrrethimi nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.
Italia nuk është e vetmja në Evropë që shtrëngon masat për festa. Holanda hyri në një bllokim 5-javor të martën. Javën e kaluar, Gjermania rriti masat bllokuese deri në 10 Janar për të ndaluar rritjen e rasteve të COVID-19. Austria njoftoi të Premten se do të shkonte në bllokimin e tretë të koronavirusit menjëherë pas Krishtlindjeve.
Dyqanet dhe shërbimet publike do të mbyllen dhe shtetrrethimi do të zgjasë 24 orë. Gjithsesi resortet e skive do të jenë të hapura ndërsa maskat do të jenë të detyrueshme. Kush hyn në vend duhet të karantinoret për 5 ditë.
Tv Klan