Italia ka stadiumet më vjetër në Europë


Italia ka stadiumet më vjetër në Europë

14:55 10/02/2017

Italia ka stadiumet më të vjetër mes ligave më të forta në Europë. Gazeta “Marca” shkruan se mesatarja e tyre është 70 vjet. Në këtë përllogaritje vlerësohet viti i ndërtimit të çdo arene ku më të hershmit janë stadimet e Xhenovas dhe Milanos të hapur respektivisht në 1911 dhe 1926.

Në këtë listim nuk vlerësohen rinovimet. Me përjashtim të Juventus Stadium, të gjithë të tjerët në Serie A janë ndërtuar shekullin e kaluar.

Klasifikimi i kampionateve sipas vjetërsisë së stadiumeve vijon me La Liga, Ligën Franceze dhe Premier League. Në Spanjë stadiumet e fundit të ndërtuar janë ata të Las Palmas, Espanyol dhe Atheltic Bilbao.

Franca edhe pse mikpriti finalet e Euro 2016 ka ngritur 4 arena të reja, në Lilë, Nicë, Bordo dhe Lion. Në Angli po qëndrojnë ende shumë stadiume të vjetër.

Gjermania dhe Portugalia krenohen me impiantet më të rinj në kontinent. Këto dy vende kanë investuar në këtë drejtim. Në Bundesliga 1 pjesa më e madhe e stadiumeve janë ndërtuar pas vitit 2000, por ka edhe klube që nuk ndahen nga shtëpia e tyre e vjetër. /Tv Klan

 






Të ngjashme