Shqipëria mundet nga Italia
Shqipëria i mbylli me humbje kualifikueset e botërorit. Italia fitoi 1 – 0 në “Loro Boriçi” në një sfidë ku Kombëtarja mund të kishte marrë më shumë. Kuqezinjtë e nisën vrrullshëm në minutat e para duke rrezikuar portën e Buffon.
Hysaj dhe Grezda shqetësuan me goditjet e tyre. Italia fitoi terren me kalimin e kohës. Sulmi kundërshtar u përpoq të kapte në befasi mbrojtjen kuqezi veçanërisht me Immobile, por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.
Pas pushimit loja nisi më mirë për Italinë që u tregua me agresive dhe kërkuese. Megjithatë kuqezinjtë nuk qëndruan vetëm në mbrojte, duke rrezikuar ku mundësia më e mirë ishte e Grezdës në minutën e 63’.
Goli i Italisë erdhi në të 73’ me Candreva, i cili realizoi i pashqetësuar brenda zonës. Disavantazhi nuk i dekurajoi kuqezinjtë. Një goditje në zonë e Latifit, për pak sa nuk përfundoi në rrjetë, pas devijimit të Chiellini.
Ndeshja pati emocione deri në fund me aksione dhe raste te të dy portat. Në fillimin e takimit ish-kapiteni Lorik Cana i dha lamtumirën futbollit të luajtur. Pavarësisht humbjes Shqipëria e mbylli në vendin e tretë në grup në kuotën e 13 pikëve.
Në ndeshjet e tjera të grupit G, Spanja e mbylli me fitore dhe me vendin e parë, duke mundur Izraelin me rezultatin 0-1. Golin për iberikët e shënoi Ilaramendi në minutën e 76-të. Izraeli nuk mundi të merrte qoftë edhe një pikë për t’u barazuar me Shqipërinë. Maqedonia mundi 4-0 Litenshtejnin, në një ndeshje e cila nuk vlente për renditjen e dy skuadrave. 3 nga 4 golat e maqedonasve u shënuan nga futbollistët shqiptarë, Visar Musliu, Enis Bardhi dhe Arjan Ademi.
Tv Klan