Italia kërkon kualifikimin për në “Rusi 2018”

Italy's players pose prior to the FIFA World Cup 2018 qualification football match between Albania and Italy at Loro Borici Stadium in Shkoder on October 9, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF

Italia kërkon kualifikimin për në “Rusi 2018”

17:20 10/11/2017

Quhet Friends Arena, por mes Italisë dhe Suedisë nuk do të jetë një ndeshje miqësore. Përballja vlen kualifikimin për në botërorin e Rusisë 2018. Vendasit do të përpiqen të shfrytëzojnë faktorin fushë për të qenë të avantazhuar në ndeshjen e kthimit në Itali. E njëjta mund të thuhet edhe për skuadrën ‘azzure’. Nëse shënojnë në fushë kundërshtare do ta kenë më të lehtë të menaxhojnë përballjen e dytë

Italianët shpresojnë të gjejnë golin dhe ky është edhe objektivi për trajnerin Ventura, edhe pse një ditë më parë humbi Zaza për shkak të një dëmtimi, njëri prej sulmuesve kryesorë. Suedia nga ana tjetër nuk e ka presionin e Italisë që është favorite dhe që prej saj pritet shumë.

Skuadrat kanë një histori të gjatë mes tyre dhe përballja e fundit ishte në finalet e europianit të shkuar, takim që Italia e fitoi 1-0.

Ndeshjet e ‘play off’ të zonës europianë nisën më fitoren e thellë të Kroacisë ndaj Greqisë. Derbi i Ballkanit u sigurua 4-1 nga kroatët që tashmë e kanë hipotekuar kualifikimin në finalet e Rusisë.

Në Irlandë Zvicra fitoi 1-0 me një penallti në pjesën e dytë që i jep shpresë për takimin e kthimit./Tv Klan






Të ngjashme