Italia më në fund me një qeveri


Italia më në fund me një qeveri

19:30 31/05/2018

Pas një krize tremujore dhe negociatash të gjata me presidentin Sergio Mattarela, partitë politike në Itali arritën një zgjidhje politike dhe pritet t’i japin fund ngërçit.

Janë krijuar të gjitha kushtet për të formuar një qeveri me kryeministër Giuseppe Conte, pohuan Luixhi Di Maio dhe Mateo Salvini.

Dy partitë populiste Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord bënë një hap pas dhe pranuan kushtin e kreut të shtetit, për të mos emëruar në krye të financave euroskeptikun Paolo Savona.

Ky i fundit pritet të ketë një tjetër rol delikat për profilin e tij. Savona do të marrë drejtimin e ministrisë së politikave të BE.

Tv Klan






Të ngjashme