Italia mund të rihapë klubet e natës


Italia mund të rihapë klubet e natës

20:20 07/10/2021

Ndërsa Britania e madhe mund të rikthejë maskat për fëmijët në shkolla

Qeveria italiane mund të miratojë rihapjen e klubeve të natës, të mbyllura që nga Gushti i vitit të kaluar për shkak të shpërthimeve të Covid-19.

Komiteti teknik shkencor në Itali ka këshilluar që klubet e natës funksionojnë me një kapacitet maksimal prej 35% në ambientet e brendshme  dhe 50% për ambientet  e jashtme.

Të gjithë personat do të duhet të paraqesin pasaportën shëndetësore  para se të hyjnë. Maskat gjithashtu do të jenë të detyrueshme .

Kufiri i sugjeruar i kapacitetit ka ngjallur kritika nga pronarët e klubeve të natës në vend të cilët thonë se sektori i tyre është prekur rëndë nga pandemia. Ndërsa në Angli fëmijët mund të detyrohen të mbajnë maska ​​në shkollat ​​në të gjithë vendin. Kjo është pjesë e planit të qeverisë nëse situata e Covid-it në vend përkeqësohet. Prioriteti kryesor i qeverisë britanike mbetet mbajtja e shkollave të hapura.

Më shumë se 200,000 nxënës kanë humbur mësimet javën e kaluar për shkak të koronavirusit.

Klan News






Të ngjashme