Italia, mungesë personali mjekësor
Pas Britanisë, edhe Italia vuan reduktimin e personelit mjekësor. Sipas statistikave të fundit, rezulton që stafi mjekësor në shëndetësinë publike, është reduktuar me 45 mijë mjekë e infermierë gjatë 5 viteve të fundit.
Autoritetet thonë se ky përben një shqetësim të madh përsa i përket sektorit të shëndetësisë publike duke krijuar më pas edhe lista pritjeje e radhë të gjata të pacientëve, duke rritur në mënyrë konstante vështirësitë për qytetarët.
Radhët për të zhvilluar një vizitë mjekësore mund të zgjasin edhe muaj të tërë, specifikojnë autoritetet. Por gjithashtu se këto ndryshime po ndodhin edhe si pasojë e një tentative për të privatizuar gjithnjë e më shumë sistemin shëndetësor. Dhe kjo po verifikohet vitet e fundit, ikja e bluzave të bardha nga spitalet apo klinikat publike, duke i spostuar në struktura private, të cilat më pas rëndojnë në xhepat e pacientëve.
Klan Plus