Italia ndalon importimin e mishit nga Franca. Shkak, sindroma e “lopës së çmendur” (17 Nëntor 2000)


Italia ndalon importimin e mishit nga Franca. Shkak, sindroma e “lopës së çmendur” (17 Nëntor 2000)

12:05 12/11/2000

Qeveria italiane ka vendosur sot bllokimin e importimit të mishit francez. Kështu ka deklaruar ministri i Agrokulturës, Skanio. Alarmi është dhënë nga ministri i Shëndetësisë italiane i cili ka bërë të ditur se sipas analizave të fundit, mishi francez i importuar në Itali mund të ketë virusin e lopës së çmendur. Ndaj qeveria italiane lejon importimin e kafshëve nën moshën 12 muajsh. Pra nuk pranon mish lope, por vetëm mish viçi francez.

Këto kafshë që do të vijnë, duhet t’u nënshtrohen analizave. Kjo deklaratë u është shpërndarë dhe atyre të cilët kanë pika të therjes së mishit pranë pikave kufitare me Francën. Sindroma e Lopës së Çmendur është përherë e më shumë problem në Francë dhe Britani ku është shënuar dhe viktima e parë nga ky virus./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme