Italia ndihma për ushtrinë shqiptare, Bello: Partneri strategjik i Shqipërisë (16 Dhjetor 2000)


Italia ndihma për ushtrinë shqiptare, Bello: Partneri strategjik i Shqipërisë (16 Dhjetor 2000)

14:26 16/12/2000

Ushtria italiane i ka dhuruar ushtrisë shqiptare një ndihmë logjistike mw një vlerë prej 4.43 miliard lireta. Ceremonia e dhurimit është zhvilluar sot në bazën e materialeve të ushtrisë në Durrës. Ndihma konsiston në automjete transporti, karburante, materiale didaktike dhe shëndetësore. Ajo ka destinacion kompaninë paqeruajtëse shqiptare dhe shkollën e aviacionit.

Ndihma gjithashtu konsiston dhe në një stacion sinoptik i cili do të instalohet dhe në aerodromin e Pishporos. Ndihma e dorëzuar sot është pjesë e një kontributi shumë të rëndësishëm që ka për objektiv ringritjen dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare. Në ceremoninë e dhurimit merrnin pjesë ushtarakë të lartë të dy vendeve. Zëvëndës ministri shqiptar zoti Bello e cilësoi Italinë si partnerin më strategjik të Shqipërisë./tvklan.al






Të ngjashme