Italia në karantinë kombëtare gjatë festave, të gjitha rregullat e qeverisë Conte

Foto ilustruese

Italia në karantinë kombëtare gjatë festave, të gjitha rregullat e qeverisë Conte

09:52 19/12/2020

Qeveria e Italisë ka marrë sot vendimin për të mbyllur sërish vendin në një përpjekje për të ndaluar një valë të re të COVID-19 gjatë festave.

Sipas vendimin të qeverisë së Giuseppe Contes, i gjithë vendi do të konsiderohet “zonë e kuqe” dhe nuk do të lejohen grumbullimet, do mbyllen dyqanet, baret, restorantet dhe shërbimet që nuk janë të domosdoshme.

Giuseppe Conte, Kryeministër i Italisë

Qytetarët do lejohet të dalin nga banesat e tyre vetëm për arsye punë dhe për të shkuar në spital apo ndonjë emergjencë tjetër.  Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se nuk vendimi nuk ishte i lehtë, por duhej marrë në këtë moment sepse rrezikohej shumë.

Ekspertët tanë ishin shumë të shqetësuar, pasi COVID-19 do të ishte një kërcim gjatë Krishtlindjeve, prandaj ne vepruam”, tha Conte në një konferencë shtypi. Më tej kryeministri foli dhe për vaksinën dhe ta se vaksinimi i qytetarëve është fundi i një makthi që po shkakto ky virus.

Vendimet e marra nga qeveria

Kufizimet e “zonës së kuqe” do të jenë në fuqi në të gjithë Italinë nga 24 27 Dhjetor deri në 6 Janar. Gjatë kësaj periudhe njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për arsye pune, nevoje dhe shëndeti.

Gjatë festave do të lejohen vizita në shtëpi maksimumi deri në dy persona, duke mos përfshirë ata që janë nën moshën 14 vjeç. I gjithë vendi do jetë në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Kufizimet do jene më të lirshme nga 28 Dhjetor deri më 4 janar. Në këto ditë, njerëzit do të jenë të lirë të dalin nga shtëpitë e tyre, por baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.

Këto rregulla janë marrë në kohë kur Italia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID në Evropë, pasi ka regjistruar më shumë se 68,000 viktima./tvklan.al






Të ngjashme