Italia nuk pranon pasagjerët shqiptarë


Italia nuk pranon pasagjerët shqiptarë

16:10 11/03/2020

Kthehen mbrapsht udhëtarët e tragetit Durrës-Bari

Në portin e Durrësit janë kthyer mëngjesin e kësaj të mërkure, të gjithë udhëtarët e nisur para dy netësh në drejtim të Barit me tragetet e linjës. Autoritetet portuale italiane kanë lejuar që të kalojnë kufirin vetëm personat rezidentë me nënshtetësi italiane.

Por mes tyre ka edhe shtetas që janë kthyer nga autoritetet italiane pasi nuk kishin dokumentet e qëndrimit, ose kishin shkelur afatin 3 mujor në vendin fqinj.

Pas urdhrit për të ndaluar udhëtimet drejt vendit fqinj, trageti i fundit i nisur mbrëmjen e së martës kishte vetëm shtetas italian.

Tv Klan






Të ngjashme