Italia përmbytet nga reshjet
Dhjetë ditët e fundit të Korrikut kanë sjellë reshje të dendura dhe temperature të ulëta nga veriu e deri në jug të Italisë.
Një nga zonat më të prekura nga përmbytjet është Pulia, ndërsa si pasojë e erërave të forta shumë pemë janë rrëzuar si dhe janë krijuar vatra zjarri në Sicili Moti I keq nuk ka kursyer as qendrën e Italisë ku shumë fluturime janë devijuar në Abruzo, ndërsa në Romë dhe Napoli janë regjistruar përmbytje. Në veri të vendit në Liguria janë regjistruar më shumë se 2 mijë rrufe të cilat kanë provokuar dëme materiale dhe zjarr. Në qendër dhe në jug të Italisë stuhitë kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të temperaturave. Kryeqyteti italian ka përjetuar një stuhi të fortë në orët e para të mëngjesit së të martës, e cila ka provokuar përmbytje të rrugëve, trafik të rënduar si dhe rënie pemësh. Përmbytje janë regjistruar dhe në Napoli. Në Sicili janë evakuuar banesa dhe qendra tregtare ndërsa janë me dhjetëra rastet kur është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të rënies së shtyllave të tensionit të lartë. Tv Klan