Italia rënie të numrit të viktimave, por rritje të të infektuarve
Pas 5 ditëve kur gjendja dukej drejt një përmirësimi të mundshëm dhe shifrat e të të infektuarve dhe viktima në Itali po uleshin, dita e sotme i ka dhënë një tjetër goditje Italisë.
Sipas mediave vendase, referuar përditësimit të fundit të shifrave nga institucionet zyrtare, numri i të infektuarve ka pësuar sërish rritje.
Por lajm i mirë mbetet numri i viktimave i cili edhe sot ka pasur një trend në ulje.
Numri i të infektuarve, nga 2,227 raste ka shkuar në 3.786 raste brenda 24 orëve.
Ndërkaq numri viktimave sot është 525, 47 më pak se një ditë më parë, ndërsa totali deri më tani i jetëve të humbura shkon në 22 mijë. /tvklan.al