Italianet braktisin kryeministrin Renzi
Italia është zgjuar nën kërcënimin e një krize bankare, turbullimi politik dhe me një grup kundër establishmentit në derën e qeverisë. Kjo është panorama e humbjes së thellë të kryeministrit Mateo Renzi në referendumin për ndryshimet kushtetuese të së dielës.
60% e italianeve i kane thënë Jo, ndërsa vetëm 40% ishin pro ndryshimeve kushtetuese për zgjerimin e pushtetit të kryeministrit. Në një konferencë pas mesnate, Renzi mori përsipër të gjithë përgjegjësinë për humbjen e thellë ndërsa ftoi kampin rival të propozoje në mënyrë të qartë një zgjidhje për situatën në vend.
Matteo Renzi vuri bast të gjithë të ardhmen e tij politike mbi ndryshimet kushtetuese ku sipas tij dhoma e senatit duhet të ulte numrin e përfaqësuesve nga 315 në 100, në mënyrë që shumë refeorma të bëheshin realitet. Sistemi përfaqësimit në Itali ka bërë që në 70 vitet e fundit vendi fqinje të ndërrojë 63 qeveri. Renzi dëshironte t’i jepte fund mos dakordësisë dhjetra vjeçare mes dhomës së senatit dhe asaj të deputeteve.
Populli italian i ka besuar në këtë rast opozitareve, të cilët argumentuan më herët se ndryshime të tilla do t’i jepnin pushtet të plotë kryeministrit.
Por referendumi nuk është parë vetëm si një votë popullore. Nga analistët botërorë rezultatet e tij janë konsideruar si një refuzim i klasës së sotme politike dhe tendencës për të shkruar drejt një tjetër fryme, asaj populiste./ Tv Klan