
Italianët dominojnë turin e Shqipërisë
Françesko Bonxhorno është fituesi i etapës së katërt të Turit të 74, Çiklistik të Shqipërisë. Itenerari Vlorë – Sarandë, 179 kilometra u dominua sërish nga çiklistët e huaj. Përpara nisjes së kësaj etape në Skelë pranë portit të Vlorës është bërë dhe përcjellja e çiklistëve për në Sarandë.
Nisja është bërë në grup me qëllimin final fitimin e ‘Çmimit të Madh të Malit’ që ishte mbi Llogara në vendin e quajtur ‘Pisha Flamur’. Pedalimi i çiklistëve të huaj, në mënyrë të veçantë atyre italianëve, i ka befasuar të gjithë. Dhe në finishin e malit i pari është Nikola Gafurini, kurse pas tij Françesko Bonxhorno dhe Pierpaolo Fikara.
Finishi në Sarandë ka qenë emocionues pasi kishte disa çiklistë që kërkonin vendin e parë. Tre nga katër etapat e turit janë fituar nga çiklistët italianë, vetëm etapa e tretë, Elbasan – Vlorë, nxorri fitues Xhuljano Kamberaj, i cili garon për skuadrën italiane Gragnano.
Tv Klan