Italianët në Durrës – (14 Prill 1999)


Italianët në Durrës – (14 Prill 1999)

19:56 14/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Siç e shihni edhe nga pamjet sapo ka mbrritur në portin detar të Durrësit, anija “San Marko”, me rreth 300 ushtarë të brigadës alpine Taurinense. Kjo brigadë është një brigadë me qendër në Torino të Italisë. Këto 300 ushtarë janë nisur mbrëm nga porti i Brindizit dhe mbrrijnë po sot në portin detar të Durrësit.

Sëbashku me 300 ushtarët kanë ardhur dhe 30-40 automjete, të cilat janë mjetet logjistike të kësaj brigade. Gjatë një jave numri i brigadës Taurinense të ushtarakëve Italian do të arrijë deri në 2000 ushtarakë Italian. Qëllimi i tyre është për të ndihmuar si dhe për të mbështetur të ardhurit nga Kosova si dhe ndihmat humanitare që po shpërndahen në Shqipëri.

Ndërkohë kjo është pjesa e parë e kontigjentit Italian të përbër në kontigjentin ndërkombëtar./tvklan.al






Të ngjashme