Itali/Tragjedia në familjen Alla, të afërmit dhurojnë organet e 13 – vjeçarit
“Thamë po sepse në këtë mënyrë do të mund të shpëtojnë fëmijë të tjerë, e bëmë sepse ishte gjëja e drejtë për t’u bërë”
, janë këto fjalët e Arian Allës, xhaxhai i Dejvis, 13 – vjeçarit që ndërroi jetë në spital të hënën në mbrëmje, pas aksidentit fatal të ndodhur të dielën në Padova, ku humbi jetën edhe nëna e tij Blerina. Sipas mediave italiane, familja Alla ka vendosur e gjitha sëbashku që të japë aprovimin për të dhuruar organet e 13 – vjeçarit, pasi ky i fundit nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra dhe pësoi vdekje cerebrale. Familja vendosi që të dhurojë të gjithë organet jetësore të të voglit.“Menduam për fëmijët e tjerë dhe personat që ishin kishin nevojë që falë Dejvis do të mund të jetojnë”,
shpjegon xhaxhai Arian, ndërsa në krah të tij qëndron Hyseni, babai i të voglit Dejvis dhe i dy fëmijëve të tjerë të moshës 2 dhe 16 – vjeç. Ky i fundit u operua mëngjesin e së martës dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë. Tashmë familja Alla do të përcjellë për në banesën e fundit nënën dhe djalin e vogël, në dy ceremoni, një në Itali ku jetojnë dhe një në Shqipëri. Mbrëmjen e së dielës, 37 – vjeçarja Blerina Alla, e cila udhëtonte bashkë me tre fëmijët e saj, humbi kontrollin e mjetit si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe terrrenit të vëshirë duke u përplasur me një tjetër mjet. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes, në sy të tre të vegjëlve të saj./tvklan.al