Iuliano kërkon rezultate me Partizanin


Iuliano kërkon rezultate me Partizanin

17:22 03/11/2017

Duke e parë që toka po i rrëshqet nën këmbë dhe i pasigurt se si do të shkojë ndeshja me Kamzën, Mark Iuliano i Partizanit, i shmanget pyetjes nëse ekipi që drejton vazhdon të jetë ende ose jo në rrugën për titull.

Titull apo jo titull, mua më takon të ve skuadrën në rrugën e rezultateve dhe paraqitjes së mirë. Nëse të dyja bëhen bashkë do ishte mirë. Për momentin s’jam unë personi që duhet të jap këto opinione. Në fund të sezonit do të shihet dhe do të bëjmë llogaritëe. Ky është një projekt i ri. Duhet kohë, por edhe të kesh të gjithë lojtarët në dispozicion. Nuk dua të ankohem në këtë drejtim. Duhet të punojmë më shumë mbi cilësinë ndoshta duke patur edhe pak fat, t’i japim përgjigjet në fushë”

.

Kamza është kundërshtari i radhës dhe italiani, duket se e ka studiuar mirë, edhe për faktin se  i duhet patjetër që ekipi të tregojë tjetër lojë pas humbjes me flamurtarin.

“Kamza i njeh limitet e veta dhe i kalon ato nëpërmjet forcës vrapit dhe grupit. Por ka dhe disa elemente që mund të bëjnë diferencën. Ndryshe nga ne kanë një grup që njihet me njëri tjetrin dhe kanë pasur vijueshmëri në lojën e tyre. Nëse nuk luftojmë si ta nëse nuk vrapojmë më shumë se sa diferenca teknike nuk do të shihet”.

Partizani shkon në Kamëz më shumë mungesa thuajse gjysma e ekipit. Adorjan, Sukaj, Herrera, Fejzullahu e Çani janë të dëmtuar ndërsa Progni është i skualifikuar me kartonë.

Tv Klan






Të ngjashme