Ivanov nis konsultimet për të mandatuarin e ri


Ivanov nis konsultimet për të mandatuarin e ri

12:20 31/01/2017

Një ditë pasi Presidenti Gjorge Ivanov është njoftuar zyrtarisht se i mandatuari, Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeverinë brenda afatit 20 ditorë, të njohur nga Kushtetuta, kreu i shtetit ka nisur konsultimet për të mandatuar një tjetër person për të krijuar kabinetin.

Burime zyrtare në Shkup njoftojnë se Presidenti nuk do të humbasë kohë që të nisë konsultimet me institucionet kompetente dhe partitë politike. Të martën Ivanov do të takohet me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë, presidenti i Maqedonisë realizoi takime me ndërkombëtarët, ku u diskutua situata në vend. Sakaq, kreu i opozitës, Zoran Zaev, gjatë një komunikate publike u vetëofrua për t’u thërritur nga kreu i vendit dhe t’i caktohet atij mandati për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Lidhur me platformën e partive shqiptare, Zaev tha se do të shpalosë qëndrimet e tij pasi të mandatohet nga presidenti i vendit, ndërsa shtoi se nuk ka biseduar ende me Ali Ahmetin e BDI-së.

Tv Klan 






Të ngjashme