Izmir Smajlaj kthehet si kampion Europe


Izmir Smajlaj kthehet si kampion Europe

14:58 06/03/2017 https://youtu.be/OK7UWm_U_zM

Në këtë mënyrë u prit Izmir Smjalaj pas kthimit nga Beogradi me medaljen e artë të atletikës në kërcimin së gjati. Mediate serbe e quajtën një provokim dhe një skandal festimin e tij me shqiponjë,  por 23 vjeçari shkodran thotë se ka patur mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.

Izmir Smajlaj :

Falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë mbështetur, familjen time.

Në kampionatin Europian të atletikës për salla të mbyllura që u mbajt në Serbi, Smajlaj kërceu 8 metra e 8 centimetra duke thyer edhe rekordin kombëtar. Trajneri i tij Vildan Tufi thote se kishte besim te aftësitë e Izmirit.

Vildan Tufi (Trajner)

Unë isha i bindur që Izmiri do të fitonte medalje, duke parë provat e para të kundërshtarëve.

Synimi i radhës i Izmir Smajlajt është botërori që do të zhvillohet këtë verë në Londër.

Izmir Smajlaj:

Shkojmë në botëror me objektivin për të marrë medalje

.

Izmir Smajlaj fitoi një tjetër medalje të artë në fund të muajit shkurt po në Beograd, duke u shpallur kampion i Ballkanit.

Tv Klan






Të ngjashme