Gega dhe Smajlaj kualifikohen në finalen e Europianit
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj janë kualifikuar në finalet e Europianit në salla të mbyllura. Dy përfaqësuesit e Shqipërisë kërkojnë medaljen në këtë aktivitet të rëndësishëm që po mbahet në Beograd. Luiza Gega kurseu forcat duke e mbyllur e dyta në baterinë e saj disa sekonda më shumë nga koha e saj më e mirë në garën e 1500 metrave. Gega e kaloi finishin pas 4 minutave, 13 sekondave e 40 të qintat.
Një garë e mirë edhe për Izmir Smajlajn, i cili arriti të jetë mes tetë sportitëve të cilët do të synojnë medalje në kërcim së gjati. Ai kërceu 7 metra e 98 centimetra duke siguruar finalen që në kërcimin e parë. Izmir Smajlaj me këtë provë barazoi rekordin kombëtar të vendosur disa ditë më parë në Kampionatin Ballkanik ku fitoi edhe medaljen e artë. Finalet e të dy atletëve shqiptarë do të zhvillohen të shtunën në mbrëmje.
/Tv Klan