Izraeli fiton Eurovision, Shqipëria renditet në vendin e 11-të
Izraeli ka fituar Eurovisionin, i përfaqësuar nga këngëtarja Netta Barzilai me këngën "Toy". Ajo mori 529 pikë. Vendin e dytë e rrëmbeu Qipro, që përfaqësohej nga këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, me këngën "Fuego".
[caption id="attachment_384270" align="aligncenter" width="624"] Foto: Këngëtarja Eleni Foureira[/caption] Austria u rendit në vendin e tretë, ndërsa shqiptari tjetër Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron zunë vendin pestë. Shqipëria, e përfaqësuar nga Eugent Bushpepa, u rendit në vendin e 11-të. Bashkimi i votave të jurisë me të publikut i dhanë këtë renditje, pasi deri pranë fundit, Bushpepa mbante vendin e shtatë. Eurovisioni këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. /tvklan.al