Izraeli ka gjetur kurën e koronës
Pas Universitetit të Oksfordit që po zhvillon hulmtime të shumta rreth vaksinës anti-Covid-19 këtë herë edhe disa shkencëtarë izraelitë po marrin hapa të rëndësishëm për të frenuar virusin.
Në laboratorin kërkimor biologjik IIBR në Izrael është zbuluar anti-trupi që lufton koronavirusi. Në këtë mënyrë ky vend hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër kësaj pandemie.
Lajmin e konfirmoi ministri i Mbrojtjes i izraelit Naftali Bennett dhe se ky është është një përparim i rëndësishëm në luftën ndaj koronavirusit.
Sipas zyrtarërve të qeverisë izraelite injektimi i këtij anti-trupi do të bëjë të mundur eliminimin e virusit. Shkencëtarët izraelitë në bazë të hulumtimeve të shumta kanë dalë në përfundim se anti-trupi është marrë nga një qelizë e vetme e pacientëve të shëruar nga Covid-19.
Shumë ekspertë e kanë përshendetur këtë hulmtim që çon kështu drejt gjetjes së një kure për të luftuar këtë virus vdekjeprurës. Drejtori i këtij Instituti Kërkimor Biologjik ka bërë të ditur se formula e këtij anti-trupi do të patentohet dhe më pas do të kërkohet një prodhues global për prodhimin e tij në të gjithë botën.
Deri më tani shumë shkencëtarë nga e gjithë bota po bëjnë përpjekjet e tyre për të krijuar një vaksinë për t’iu ardhur në ndihmë njerzve që janë mbartës të Covid-19. Shumë vende po i trajtojnë pacientët në mënyra nga më të ndryshme duke iu përshtatur karakteristikat që kanë të sëmurët.
Kujtojmë se një javë më parë SHBA-ja bëri të mundur autorizimin e ilaçit ‘Remdesivir’ që deri më tani ka rezultuar efektivë tek disa pacientë. Nëpërmjet përdorimit të këtij anti-virali, pacientët do të duhen 11 ditë kohë për t’u shëruar.
Klan Plus