Izraeli pas sulmeve në Irak (17 Dhjetor 1998)


Izraeli pas sulmeve në Irak (17 Dhjetor 1998)

11:56 17/12/1998

Është ky Izraeli në orët e para të sulmit. Ndoshta dikush mund të ketë qënë duke pirë birrë kur radio e Telaviv ka dhënë lajmin se Iraku është sulmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aviacioni Britanik. Por duke kujtuar 8 vjet më parë konfliktin i cili e preku Izraelin ,qeveria ka nisur të marrë masa dhe të përgatisë popullsinë për ndonjë sulm të mundshëm kimik.

Njerëzit kanë nisur të pajisen me antigazë dhe me mjete të tjera mbrojtëse. Ndërkaq Njetanjahu, kryeministri izraelit ka shpallur gadishmërinë numër një për ushtrinë e tij. Një javë më parë në territorin izraelit janë dislokuar disa forca dhe armatime të ushtrisë amerikane por gjithsesi Njetanjahu ka deklaruar se do të jetë asnjanës në konfliktin e rindezur SHBA-Irak./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme