Izraeli vjen për fitore në Shqipëri
Izraeli do të vijë në Shqipëri me dëshirën për të fituar. Kjo është deklarata e trajnerit Elisha Levy, edhe pse i vlerëson të mundshëm edhe rezultatet e tjerë në përballjen që do të luhet të shtunën në Elbasan.
Elisha Levy, trajner i Izraelit:
Kemi arritur fitore të rëndësishme me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur fitoren ndaj Shqipërisë, por të gjithë rezultatet janë të mundshëm, pasi e respektojmë kundërshtarin tonë.
Elisha Levy pranoi se po punojnë që të korrigjojnë gabimet në takimet e mëparshëm edhe aty ku dolën të fituar.
Trajneri i përfaqësueses izraelite ka afruar shumë lojtarë të kampionatit vendas dhe mes tyre edhe disa të rinj.
Izraeli është në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërisë, 6 pas 3 takimesh, por golavarazhi e zbret në vendin e katërt./ TV KLAN