Izraelitët thyejnë karantinën
Dalin në protesta masive për të kërkuar mirëqenie dhe ekonomi më të mirë
Edhe pse OBSH po edhe shumë shkencëtarë kanë bërë thirrje që të mos lejohen grumbullimet me më shumë se 50 persona për të frenuar përhapjen e Covid-19, kjo nuk vlen njëlloj për izraelitët.Të pakënaqur me qeverisjen e Benjamin Netanyahu-t ata janë ngritur në protestë ku mbushen rrugët duke kërkuar mirëqenie dhe ekonomi më të mirë.
Pavarësisht qëllimit të protestës ajo që ra në sy ishte se të gjithë pjesëmarrësit në protestë mbanin maska dhe qëndronin larg njëri tjetrit rreth 2 metra duke siguruar në këtë mënyrë distancimin fizik.
Nën moton “Shpëto Demokracinë”, protestuesit i kërkuan partisë Bardh dhe Blu të Gantz, që të mos bëhet pjesë e një koalicioni të drejtuar nga një kryeministër i akuzuar për korrupsion. Protestat nisën pasi Netanyahu akuzohet për korrupsion, por ky i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Deri më tani Izraeli ka mbajtur 3 zgjedhje parlamentare në një vit.
Izraeli nuk ka një bilanc shumë të lartë të prekurish dhe viktimash nga Covid-19, megjithatë ka vendosur një izolim të pjesshëm duke detyruar qytetarë të shumtë të qëndrojnë në shtëpi. Në vend numërohen vetëm 173 vdekje prej koronavirusit. Duke u nisur nga fakti që në vend papunësia është rritur shumë qeveria do të nisë lehtësim gradual të masave kufizuese këtë javë.
Klan Plus